E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kurti akuzon kreun e “Speciales”, kryeministri e quan regjisor prokurorin Blerim Isufaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sfiduar  Prokurorinë  Speciale  publikisht   se nëse  është e interesuar të marrë dëshminë e tij rreth skandalit me rezervat shtetërore, ajo duhet t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së kabinetit të tij, që intervista në fjalë të realizohet në zyrën e kryeministrit.

Ai e ka quajtur “regjisor” kryeprokurorin e Speciales, Blerim Isufaj, duke thënë se ai dëshiron të prodhojë një “lajm ndërkombëtar” se kryeministri merret në pyetje për një rast korrupsioni.

Reklamë

“Pikërisht  ky prokurori Isufaj, ky është regjisori  i një pamje ku  unë hyj  në Prokurori dhe  krijon një lajm ndërkombëtar që kryeministri i Kosovës po intervistohet për një rast korrupsioni. Aty nuk thuhet si dëshmitar. Këta po dëshirojnë të bëjnë diçka të ngjashme, por më të butë se s’munden tashmë si me Hashim Rexhepin që e nxorrën me duar lidhur prej BQK-së. Unë guxoj t’ju them s’po vij, ta shohim tani a guxojnë ata të vijnë”, tha Kurti.

Pas akuzave të forta të kryeministrit të Kosovës, kreu i prokurorisë speciale Blerim Isufaj ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 13:00./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë