Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar aleatët e Rusisë se po ndikojnë negativisht në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Gjatë fjalës në një samit në Estoni, Kurti tha se këto veprime janë intensifikuar në Kosovë përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVES

 

“Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po intensifikohen. Gjatë kësaj kohe delikate, kur shteti ynë është i përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA për të normalizuar raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë, por edhe për përfshirjen e plotë të minoriteteve në proceset demokratike të shtetit, pa ndikim nga jashtë, këto kërcënime kibernetike, sikurse dezinformimi, bullizimi kibernetik dhe forma të tjera të dëmshme”

 

Edhe më herët, autoritetet në Prishtinë kanë akuzuar Rusinë se po shtyn Serbinë, që të nxisë tensione në Kosovë, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Kremlini.

 

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë ngritur shqetësime për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *