Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të premte në qytetin e Elbasanit, ku ka zhviluar një bashkëbisedim me qytetarët atje.

 

Teksa po fliste për energjinë elektrike, Rama tha se vendi ynë plotëson vetëm 75% të nevojës dhe pjesa tjetër blihet.

 

Ndër të tjera ai tha se brenda kësaj dekade do të kemi sovranitet të plotë të energjisë dhe do të jemi vetë eksportues.

 

E ndërsa për rritjen e inflancionit, Rama tha se nuk mund të ndalet.

 

Ne mërzitemi kur shohim qiellin të pastër, por kjo nuk na ndihmomn me pjesën e përbaljes nga kriza. Kapaciteti ynë nuk i mbulon nevojën. Nëse hidrocentralet janë plot, plotësohen 75% e nevojës. Thonë ca lidhje kemi  ne me luftën, ne kemi lumenj. Ne kemi lumenj, por llampa nuk mbushet nga lumi. Ne po shohim projekte të tjera, si termocentrali i Vlorës që do të na shërbejë shumë në fazën tjetër të zhvillimit. Brenda kësaj dekade do të kemi sovranitet të plotë të energjisë dhe do të jemi eksportues neto të energjisë. Hidrocentrali i Skavicës na mundëson se kur ka prurje të mos e derdhim ujin dhe kur bie shi ta kemi aty ujin.

 

Është qeveria që po i merr në mbrojtje me këtë politikë të gjitha familjet shqiptare. Jemi këtu që sa herë të krijohet një mundësi e vogël të clirojmë njerëzit nga barra e kësaj situate. Për të parë se çfarë do të bëjmë me fashën në Nëntor. Inflacioni i luftës nuk shmanget, mjafton të blesh dicka dhe inflacioni thotë dua  dhe unë pjesën time.Çmimet tek ne nuk janë më të ultat në rajjon. E dini se kujt i janë rritur më shumë pagat? Pagat i janë më shumë pedagogëve 7% qeveria dhe 8% universiteti. Shumica e pedagogëve janë të denjë për atë titull, por janë disa pedagogë nën drejtimin e SHIKS-it janë rreshtuar kundër qeverisë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *