E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Kursi i këmbimit, Banka e Shqipërisë: nuk do të ndërhyjmë

Luhatjet e kursit të këmbimit në tregun vendas, konkretisht në zhvlerësimin e euros dhe mbiçmimin e lekut, për Bankën e Shqipërisë nuk janë shenja shqetësuese. Guvernator i BSH-së Genti Sejko ka sqaruar çdo monedhë i nënshtrohet ligjit të tregut, pra kërkese-ofertës, çka për rrjedhojë institucioni më i lartë monetar mendon se nuk ka nevojë për ndërhyrje.

 

Në javën që lamë pas, kursi euro-lekë arriti një rekord të ri, konkretisht një euro u këmbye me 129 leke, nivel ky më i ulëti në 10 vitet e fundit. Por pavarësisht kësaj situate leku vendas vijon të mbetët i qëndrueshëm.

 

Këto qëndrime guvernatori i BSH i bëri në konferencën e përmuajshme, teksa bëri dhe një analizë të zhvillimeve ekonomike në vend. Banka mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut në nivelin e 1.25%.

Më shumë video

Reklamë