Subscribe

Studentet qe duan te mësojnë gjuhen angleze, krahas orëve ne fakultet, mund ta mësojnë pasdite përmes kurseve falas. “Anglishtja ne komunitet” është projekti me i ri i Ministrisë se Arsimit, qe synon mësimin e anglishtes nga studentet dhe te rinjtë e tjerë.

 

Zv/ministri i arsimit Ervin Demo tregon për Vizion Plus se kurset falas do te zhvillohen ne ambientet e universiteteve publike ne te gjithë vendin. Pedagoge shqiptare dhe te huaj do te punojnë me te njëjtën metode dhe standarde per mësimin e anglishtes nga brezi i ri.

 

Si universiteti ashtu dhe studentet nuk do te kenë asnje kosto per kurset e gjuhës angleze. Ky projekt do te financohet tereshit nga qeveria.

 

Kurset falas per mësimin e anglishtes do te nisin ne muajt e pare 2018 dhe fillimisht nga Tirana, per t’u shtrire me pas dhe ne universitete e tjera te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *