E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kurora e Laçit në flakë, zjarri rrezikon “Shen Ndoun”

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit, duke rrezikuar shumë banesa si dhe kishën e Shën Ndout. Era i përhapi flakët me shpejtësi, ndërsa dhjetëra banorë braktisën shtëpitë duke kërkuar njëkohësisht ndihmën e autoriteteve. Një helikopter nisin punën për shuarjen e flakëve.

 

Operacioni ishte i vështirë pasi nga toka ndërhyrja ishte thuajse e pamundur. Situata u rëndua kur zjarri rrezikoi edhe linjën e interkonjeksionit. Tre ekipe zjarrfikëse punuan për disa orë që ajo të mos dëmtohej. Përpjekjeve të tyre iu bashkuan edhe 40 ushtarë. Beteja i dha frytet e saj, pasi vatra u lokalizua, duke lënë pas vetëm pyje të shkrumbuara.

 

Reklamë

Në zonat e tjera të vendit janë shënuar disa vatra zjarri, por jo shumë problematike. Reshjet e shiut që përfshinë pjesërisht vendin ndihmuan në shuarjen e flakëve, ndonëse emergjenca nuk mund të thuhet se ka kaluar plotësisht.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë