Subscribe

Kurrikulat mësimore të hartuara nga Ministria e Arsimit prej vitesh nuk janë ndryshuar.

 

Shqetësimin e ngrenë studiuesit dhe ekspertët e lëndëve përkatëse. Letërsia është njëra prej tyre,  e cila ka një mungesë të thekuar jo vetëm të autorëve bashkëkohor, por dhe të traditës. Ky reduktim vjen si pasojë e numrit të orëve mësimore, gjë që  pasqyrohet në mungesën e njohurive tek nxënësit e arsimit parauniversitar.

 

DHURATA SHEHRI

 

PEDAGOGE

 

“Librat bashkëkohor nuk janë në programet shkollore në asnjë vend të botës e aq më pak këtu. Librat bashkëkohor bëhen në listat e librave rekomandues.

 

Cilat janë mungesat e autorëve të traditës janë të rënda, disa prej tyre tragjike.  Në shkollën e mesme shqiptare nuk janë tregimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe, nuk është Koliqi, Kuteli, Pashku. Nuk janë autorë të mëdhenj të letërsisë dhe mungesa që bërtet në mënyrë të frikshme është Ndre Mjeda.”

 

Edhe për botuesit kurrikula mbetet një shqetësim, pasi autorët e teksteve shkollore duhet t’iu përmbahen këtyre kornizave.

 

ANILA BISHA

 

BOTUESE

 

“Kur një autor punon për një tekst shkollor kuptohet që punon përmes një kornize kurrikulare dhe e ka të detyrusheme për t’u realizuar, dhe e ka të detyruar  për t’ju përmbajtur kësaj kornize, por kuptohet që hapësirat për ta pasuruar mbetet.”

 

Problemet me kurrikulat janë ngritur si shqetësime edhe nga mësuesit e arsimit parauniversitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *