E enjte, 5 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Bota

Kurdët, referendum për pavarësi

Pas përshkallëzimit të tensioneve mes pakicës më të madhe etnike të Irakut dhe qeverisë në Bagdad, Kurdët filluan sot në mëngjes votimin për pavarësi gjatë një referendumi historik që do t’i hapë rrugën krijimit të një shteti për të cilin luftojnë që prej një shekulli.

 

Votimi, i iniciuar nga presidenti kurd, Masud Barzani, nuk zhvillohet vetëm në rajonin autonom të Kurdistanit në veri të Irakut, që përfshin provincat e Erbilit, Sulejmanijeh dhe Dohuk, por gjithashtu dhe në zona që pretendohen edhe nga kurdët dhe qeveria qendrore irakene.

 

Reklamë

Nga ana tjetër fqinjët si Turqia dhe Irani, të shqetësuara se ky referendum mund të shërbejë si shembull për minoritetet kurde që ndodhen në këto vende, kanë kërcënuar rajonin e Kurdistanit iraken. Ministria e jashtme turke lëshoi  një deklaratë duke e quajtur votimin “të paligjshëm dhe të pavlefshëm”. Referendum pritet të përfundojë në orën 18:00 dhe rezultatet e para do të dalin brenda 72 orëve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë