Subscribe

Sulmi terrorist që tronditi Ankaranë mbrëmjen e të dielës, ku mbeten te vrare 37 persona dhe u lënduar afro 100 të tjerë, është organizuar nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, që qeveria në Turqi e njeh si një organizatë terroriste. Autoritetet në vend kanë identifikuar një prej autorëve të këtij sulmi, një femër 24-vjeçare e lindur në qytetin Kars të Turqisë, e cila sikurse citon “Reuters” ishte bashkuar grupit militant në vitin 2013. Autori tjetër i sulmit terrorist me makinë bombë, nuk është identifikuar ende. Dy militantët mbetën të vrarë gjatë shpërthimit. Presidenti i vendit, Rexhep Taip Erdogan në një reagim të tij tha se Turqia nuk do të dorëzohet pa gjunjëzuar terroristët, që marrin jetë të pafajshëm njerëzish. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ankarasë zyrtare. Pak orë pas sulmit, 11 avionë luftarak turq kanë bombarduar 18 baza dhe depo armatimesh të Partisë Kurde në Irak. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm tha se konkluzionet e hetimeve zbardhen mbrëmjen e të hënës, ku pritet të publikohen dhe emrat e terroristëve dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *