92% e 3.3 milion kurdëve dhe jo-kurdëve që hodhën votat e tyre në referendumin e së hënës, mbështetën pavarësinë e Kurdistanit. Krerët e ketij rajoni thonë se ky rezultat u jep atyre një mandat për të filluar negociatat  me qeverinë qendrore në Bagdad dhe vendet fqinje për t’u shkëputur.

 

Zyrtarët e komisionit zgjedhor thanë në një konferencë shtypi në Irbil të mërkurën pasdite se 2,861,000 njerëz kishin votuar pro pavarësisë dhe 224,000 kishin votuar kundër. Pjesëmarrja ishte 72.61%.

 

Ky rezultat ka përshkallëzuar tensionet me qeverinë e Irakut. Parlamenti i kërkoi kryeministrit që të dërgojë trupa në rajonin e pasur të naftës në Kirkuk dhe zona të tjera të diskutueshme të mbajtura nga forcat kurde.

 

Në një fjalim para parlamentit para se të shpallej rezultati, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi paralajmëroi se “nuk do të ketë kurrë një dialog” për rezultatin e referendumit me Qeverinë Rajonale të Kurdistanit.

 

Vota u kundërshtua me forcë nga Bagdadi dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, e cila shprehu shqetësim rreth efekteve qe mund te kete referendumi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *