Partia pro-kurde HDP vendos te bojkotoje parlamentin pas arrestimit te 9 deputeteve te saj, përfshire edhe dy drejtuesit Selahatin Demirtash dhe Figen Juksekdag. Lajmi eshte bere i ditur nga CNN turk, duke iu referuar zedhenesit te partisë, qe ka saktësuar se deputetet e HDP nuk do te marrin pjese as ne komisione dhe as ne punimet e Kuvendit. Te premten prangosja e përfaqësuesve te larte te partisë pro-kurde u pasua nga nje shpërthim bombe ne qytetin e Dijarbakirit, si edhe nga reagime te forta nga ana e Bashkimit Europian. “Dora e hekurt” e presidenti Erdogan nuk ndalet edhe kundrejt gazetareve. Te shtunën, nje gjykate ne Stamboll dënoi me burg 9 gazetare dhe administratoret e te përditshmes “Cumhuriyet”, qe u shndërrua ne kritikuesen me te ashper te presidentit, me publikimin e nje artikulli per trafik armesh ne Siri. E gjithë situata ka shtuar zërat ne Bruksel per ngrirje te negociatave me Turqisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *