E martë, 3 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Vendi

Kurbin, zbulohet arsenal armësh

Një arsenal armësh dhe municione luftarake janë sekuestruar këtë të hënë nga policia e Kurbinit. Operacioni i koduar “shinat” ka çuar në pranga tre persona nga Mamurrasi: Gëzim Koliqi 50 vjeç, Enrik Koliqi 25 vjeç dhe Hasan Koliqi 23 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve se kishin fshehur në banesat e tyre dhe ambientet përreth, armët dhe municione. Gjatë kontrollit policia sekuestroi, një armë kundërtank, një automatik, një armë gjahu, një pushkë dhe fishkë. Tre personat e arrestuar dyshohet se mund t’i trafikonin këto arme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë