Sherri për pronën ka qenë sërish shkak i një vrasje me armë zjarri që ka tronditur pasditen e së shtunës fshatin Gallatë të Kurbinit. Mark Ndreca, 50 vjeç nga Malësia e Kurbinit është ekzekutuar me armë rreth orës 15:30. Sipas burimeve policore dyshohet se autori është Tom Lala, 69 vjeç. Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie pasi Ndreca i kishte marrë dy shina hekuri autorit të dyshuar Tom Lala. Ky i fundit menjëherë pas vrasjes është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga të dhënët e para mësohet se të premten, Mark Ndreca ishte denoncuar në polici nga Tom Lala, pasi ai e kishte kërcënuar dhe kanosur me vdekje.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje si dhe kapjen e 69-vjeçarit. Ndërkohë një javë më parë në të njëjtin fshati u regjistrua një shpërthim Tiroli, i vendosur në një hidrocentral në ndërtim, duke sjellë dëme të mëdha materiale. Nga të dhënat u mësua se hidrocentrali ishte në pronësi të Tom Lalës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *