Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në drejtim të ish deputetit socialist, Armando Prenga, këtë të hënë në Fushë Kuqe, të Kurbinit.

 

Policia bën me dije se 29-vjeçari, i identifikuar si, Fatbardh Ismaili ka qëlluar në drejtim të automjetit në lëvizje dhe është larguar me shpejtësi. Si pasojë, nuk ka pasur persona të lënduar.

 

Ngjarja është kallëzuar në polici nga vetë ish deputeti, Armando Prenga.

 

“Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar”, thuhet në njoftim. 

 

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ndërsa ka ngritur pika kontrolli për lokalizimin e tij.

 

“Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar”, vijon njoftimi.

 

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *