Pokicia ka vënë në pranga një 64-vjeçar në Kurbin, të shpallur në kërkim. Ai rezultonte i shpallur në kërkim pasi kishte dhunuar dhe kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

 

Kjo e fundit kishte denoncuar në polici dhunën e vazhdueshme dhe kërcënimet e të shoqit.

 

Gjatë kontrollit në banesë, 2 ditë më parë, policia gjeti një armë gjahu dhe municion luftarak, që 64-vjeçari mbante pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *