Subscribe

Bashkia e Kurbinit deklaron se po ecen me ritme të mira sistemimi i banorëve që deri tani ishin vendosur në hotele pas dëmeve të mëdha që la pas në banesat e tyre tërmeti i 26 nentorit.

Në hotelet e Shengjinit kane mbetur ende edhe 1 mijë persona.

Nënkryetari i Bashkisë, Gëzim Dika shprehet se është ndarë bonusi i qerasë për 609 familje, të cilat tashmë janë larguar nga hotelet në Shëngjin.

Ndërkohë 128 familje të tjera pritet ta marrin bonusin e qerasë në ditët në vijim pasi pritet të mblidhet Këshilli Bashkiak.

Problematikë në këtë bashki mbeten familjet e strehuara në çadra. Në total janë ngritur 400 cadra për të strehur një numër të madh familjesh.

Banorët e zonave rurale kërkojnë ndërtimin e shtëpive,pasi nuk mund të largohen nga fshati në qytet,e të tjerë kërkojnë mbështetje më të madhe…..

Gjërë më tani,në Laç janë shembur 8 pallate,ndërsa janë me shenjë të kuqe,64 pallate të tjerë,fati i të cilëvë do të vendoset nga grupe ekspertësh që do të vijnë nga Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *