Piku i gripit dhe virozave tashme ka kaluar. Mjekët specialistë thonë se kurba e të prekurve ka pësuar rënie.
“Ka filluar një ulje e kurbës dhe parashikohet të jetë në ulje graduale edhe në ditët në vijim. Numri javor i rasteve të infeksioneve të sipërme dhe të poshtme ëshrë rreth 21000, kryesisht aktiviteti i gripit është shprehur në qarqet e mëdha ku është dhe popullata më e madhe”, tha mjeku epidemiolog Artan Simaku.
Pavarësisht kësaj, mjeku epidemiolog Artan Simaku thekson demosdoshmerinë e konsultës me mjekun e familjes, respektimin e masave, si dhe shmangien e antibitikëve pa recetën e mjekut.
“Për parandalimin e komplikacioneve të personave të cilët kanë edhe sëmundje bashkëshoqeruese është i rëndësishëm kontakti me mjekët, ndërsa duke marrë një medikament vetë, duke u paraqitur në farmaci pa vlerësuar gjendjen e mjekut, jo vetëm përkeqësohet gjendja por fillojnë dhe komplikacionet dhe kërkohet shtrimi në spital. Kontakti me mjekun e familjes dhe respektimin e masave, evitimi i grumbullimeve mbajtja e maskës nga ambiente publike dhe respektimi i higjienës vetjake”, tha Simaku.
Sipas ekspertëve janë duke qarkulluar disa viruse paralelisht, por dominojnë më shumë ato të gripit A dhe B. Me te prekurit jane moshat paditrike ndersa ne rastet e pacienteve me semundje bashkeshoqeruese nuk kane munguar komplikacionet./vizionplus.tv





