E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kura anti-malarike nuk funksionon për koronavirusin: “Rriten problemet në zemër”

Kurimi kundër infeksionit Covid19 i bazuar në hidroksilkorin nuk funksionon. Edhe më pak nëse përforcohet me antibiotikun azitromicinë, siç sugjerohet nga përkrahësi i parë i këtyre ilaçeve në Evropë, Dr. Didier Raoult, drejtor i Institutit të Marsejës të Sëmundjeve Infektive. Në këtë përfundim arriti revista shkencore “Prescfare”, e cila analizoi studimet kryesore të kryera deri më tani mbi përdorimin e ilaçit antimalarial tek pacientet me Covid-19. Sipas revistës, ndërsa nuk ka rezultate të favorshme për efektet antivirale të hidroksilklorinës në krahasim me pacientët që nuk e kanë përdorur atë, efektet e padëshirueshme janë të dukshme, mbi të gjitha në dëm të sistemit kardiovaskular të atyre që e kanë përdorur atë, akoma më shumë nëse në kombinim me antibiotikun azitromicinë.

“Prescrite” fillon analizën e saj nga një studim i bërë në spitalin e Shanghait tek mbi 150 pacientë të shtruar në spital për Covid19 në stad jo serioz, me moshë mesatare 46 vjeç, nga të cilët  55% burra, të trajtuar me doza të larta hidroksilklorine (1,200 mg në ditë për tre ditë dhe pastaj 800 mg në ditë) përballë pacienteve të tjerë që trajtoheshin me ilace standarte.

Reklamë

Midis dy grupeve të pacientëve, nxjerr në pah studimi, nuk kishte efekte antivirale të ndryshme nga ato që i nënshtroheshin hidroksilklorinës. Madje i vetmi pacient i rënduar ishte pjesë e këtij grupi që trajtohej me anti-malarik.

Për sa i përket efekteve anësore të dëmshme midis dy grupeve, shumica e problemeve rreth 30% ishin shfaqur tek pacientet që po trajtoheshin me hidroksilklorinë ndërsa vetëm 9% e grupit tjetër të pacienteve me Covid 19 kishte probleme anësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë