E meqë po flasim për Ed, një artiste mjaft e njohur ka shfaqur mbështetjen e saj për të. Lady Gaga ka postuar në Instagram një foto me Sheeran dhe i bëri tag një adrese fansah nën username, @edsheeran, ndërkohë që adresa e vërtetë e Ed, në Instagram, është @teddysphotos.

 

 

Por kjo s’ka shumë rëndësi, i rëndësishëm është suporti që ajo ka shfaqur për kolegun e saj. “Ai meriton të gjithë dashurinë dhe respektin tonë.” – shkruan Gaga.

 

 

Në shkrimin e saj ajo ka shprehur dhe dëshirën që njerëzit në internet të jenë më pozitiv e më të dashur në mënyrë që të krijohet një komunitet online i sjellshëm dhe fuqizues, e jo i mbushur me urrejtje. Urojmë që fjalët e Gagës të dëgjohen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *