E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kur Presidenti të bën block!

Chrissy Teigen, duket se ja ka nxirë jetën Presidentit të SHBA, Donald Trump me komentet negative në profilin e tij në Twitter, aq sa ky i fundit është detyruar ta bëjë bllok modelen bukuroshe.

 

 

Teigen e ka shprehur antipatinë e saj ndaj Trump rreth 9 vite më parë, antipati e cila është shtuar edhe më shumë me bërjen e tij president i SHBA.

Reklamë

 

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është mjaft aktiv në Twitter, madje ai e ka cilësuar këtë rrjet social si median e tij, ku mund të thotë gjithmonë atë që mendon pa filtra.  Së fundmi ai kishte shkruar se “Republikanët nuk e mbështesin shumë presidentin”, por duket se komenti i modeles ku shkruante “Askush nuk të ka qejf ty” ka qenë kulmi, aq sa për t’i bërë block.

 

 

Këtë gjë bashkëshortja e John Legend e ka marrë si një triumf për të, pasi sigurisht është një tregues që Trump (ose stafi i tij) i ka parë të gjitha komentet e saj negativedhe është bezdisur shumë nga ato.

 

 

“Pas 9 vitesh që urrej Donald Trump komenti ‘Askush nuk të ka qejf ty’ ishte kulmi”, shkruan modelja.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë