Si ka mundësi që dielli është i bardhë dhe lindja e tij është e kuqe? Kjo ishte pyetja që do të shqetësonte piktorin Azis Karalliu në kohën kur priste që të miratohej posteri i filmit “Intendenti”. Filmi i xhiruar, i montuar dhe i kuruar deri në detaje kishte nevojë për një poster, një spot të realizuar në mënyrë artizanale nga piktorët e Kinostudios Shqipëria e Re. Një prej tyre Azis Karalliu, i cili sot rrëfen një kalvar të gjatë pritjeje nga përfundimi i punës e deri në miratimin e plotë nga një sërë komisionesh për t’iu prezantuar publikut. Po çfarë duhet të kishte një poster i Kinostudios Shqipëria e Re asokohe? Cilat ishin imazhet të cilat mund të shkatërronin karrierën? Në kushte të tilla, vështirë të besosh se ky lloj arti dhe reklamimi që mbështeste kinematografinë, dokumentarin dhe filmin vizatimor do të jetonte gjatë, por ashtu sikurse shihet edhe në shumë krijime të tjera të këtij lloji, ato mbeten ende shumë potenciale për atë çka rrëfejnë.
Kur posterat censuroheshin
Subscribe
