Këtë vit çmimet Oscars bënë jehonë në media, për situatën e pazakontë gjatë dhënies së trofeut të “Best Picture”.

 

Deklarimi i Warren Beatty dhe Faye Dunaway se trofeu më i madh i mbrëmjes do të shkojë për “La La Land” u pasua nga ardhja në skenë e producentëve, të cilët ndaluan ceremoninë dhe i dhanë trofeun “Moonlight”. Pas kësaj sytë e të gjithëve u drejtuan për nga ata që dhanë çmimin: Beatty e Dunaway.

 

Ditën e sotme organizatorët e Oscars kanë dalë në deklaratë për shtyp, ku kanë kërkuar falje për ngatërresën në skenë.

 

“U kërkojmë ndjesë Moonlight, La La Land, Warren Beatty, Faye Dunaway dhe ndjekësve të Oscars për gabimin që u bë gjatë shpalljes së fituesit për Best Picture”, – deklaron Price Waterhouse Coopers. “Prezantuesve u është dhënë gabimisht zarfi i një kategorie të ndryshme dhe kur u zbulua, është korrigjuar menjëherë. Ndjejmë keqardhje për shqetësimin e shkaktuar.”

 

Shpresojmë që gjërat të jenë qetësuar në Akademinë prestigjoze të filmave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *