Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës i ka rekomanduar Rektoratit pezullimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili është denoncuar nga studentet për ngacmim seksual.

Xhevat Krasniqi është denoncuar nga 27 studente të Universitetit të Prishtinës se i ka ngacmuar seksualisht, duke u thënë disa prej tyre “kur dush të bëj masazh”.

“Kam hyrë të konsultohem me profin në fjalë dhe për të shikuar se ku m’i ka hequr 0.5 pikë nga provimi, le që përgjigjen nuk e mora, por dola e tronditur nga ajo zyrë me një përgjigje aspak adekuate, morale dhe joprofesionale.E këtu po i citoj fjalët e tij: ‘Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh’, i cili ma ka demonstruar me duar fjalën ‘masazh’ dhe është afruar për të më përqafuar”, thuhet në ankesën e njërës prej studenteve që kanë denoncuar pedagogun për ngacmim seksual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *