Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri është një simbol i padiskutueshëm i këtyre festave. Tani që festat mbaruan, radhën e ka pastrimi i shtëpisë dhe heqja e zbukurimeve dhe pemës së Krishtlindjeve. Pikërisht kjo duket sikur na kthen në normalitet.

 

Por, kur duhet të hiqet pema? Sipas traditës, që daton në shekullin e katërt, shumë të krishterë kanë shënuar fundin e sezonit të Krishtlindjeve në Natën e Dymbëdhjetë (ose 12 netë pas Krishtlindjes) – një mbrëmje e njohur gjithashtu si vigjilja e Epifanisë. Epifania shënon ditën kur Tre Mbretërit (ose Të Urtët) vizituan foshnjën Jezus, dhe festohet ose më 5 janar ose 6 janar (në varësi të faktit nëse e llogaritni ditën e parë si Krishtlindje apo jo). Megjithëse grupet e krishtera thuhet se nuk pajtohen se cila datë është e saktë, tradita dikton se Nata e Dymbëdhjetë është koha më e mirë për të hequr zbukurimet festive – përfshirë pemën tuaj.

 

 

Besohet se lënia shumë gjatë pas Natës së Dymbëdhjetë do të sjellë fat të keq. Megjithatë, mbani parasysh se duhet ta hiqni pemën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri kur është koha më e përshtatshme për ju dhe familjen tuaj, sepse nuk ka vërtet një përgjigje “të saktë” se kur duhet ta bëni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *