Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sa i përket procesit të vaksinimit kundër koronavirusit në vend.

Nga studiumi “Air Albania”, kreu i qeverisë, i pyetur se kur do të vinte radha e liderit të opozitës Lulzim Basha për t’u vaksinuar, Rama tha me ironi se kur të futemi tek kategoria e të moshuarve, vaksinin do ta bëjë fillimisht Sali Berisha.

“Për mua është shumë e rëndësishmja që edhe në Kosovë, pavarësisht nuk e zgjidhim dot problemin që ata që po presion Covaksin, të mund të fillojë të paktën në frontin e parë aty ku është vija e zjarrit. Dozat që ne mund ti japim Kosovës duke nisur nga java e ardhshme janë simbolike. Në këtë rast të mos mendojmë si BE. Shqipëria edhe Kosova janë një. Radhën për vaksinë e ka Saliu kur të hyjmë te moshat e tejthyera.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *