Subscribe

Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian ishte një nga çështjet kryesore që u diskutuar ditën e djeshme në samitin e Berlinit, temë kjo që u trajtua edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn dhe panelin e të ftuarve.

 

Pagat në Shqipëri nuk janë më shumë se 340 euro në muaj, nga të dhënat e bëra publike pak kohë më parë nga FMN, teksa fqinjët tanë ofrojnë paga shumë të larta. Paga mesatare në Maqedoni, sipas të dhënave, ju afrua 600 eurove në muaj ndërsa në Bosnjë, më shumë se 700 euro.

 

Por ndonëse vendet e Ballkanit Perëndimor kërkojnë integrimin sa më parë në familjen europiane, pyetja që lind natyrshëm është se kur Rajoni do të arrijë në nivelin e pagave që ka BE? Sipas parashikimeve, Shqipëria do arrijë pagën mesatare të BE në vitin 2071.

 

Në grafikët e mëposhtëm, pasqyrohen edhe të dhënat me pagën mesatare që është në vendet e Ballkanit dhe shtetet e Europës.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *