Subscribe

Te aplikosh online për te marre një leje ndërtimi, qofte edhe kur banon ne një shtëpi private, duket se do te jete nje mision i vështire, per t’u realizuar ne Shqipëri.
Ne vendin ku me shume se gjysma e godinave te banimit janë ndërtuar pa leje, banoret e ndjenë veten zot, për te bere atë qe dëshirojnë. I tille është edhe Sherif Bala, i cili nuk është ne dijeni procedurave te reja, qe i duhet te kryeje ne rast te punimeve ne banese. E megjithatë, ai e nje ka përgjigje se si do te veproje, ne rast se do t’i duhet te beje ndryshime ne shtëpi. Ne fakt, jo per te gjitha ndërhyrjet ne banese, duhet marre leje ndërtimi.
Por e nevojshme është qe për çdo punim, duhet te njoftohet bashkia përkatëse. Duke ju referuar ligjit, këto jane rastet kur qytetari s’do te ketë nevoje për t’u pajisur me leje. Ne çdo rast, ndërhyrjet qe duhen bere ne fasade, kushti është te ruajnë atë ekzistuesen. Ndërsa ne punimet e brendshme ligji nuk ka asnjë kushtëzim. Kushte te tilla duket se do jene te forta kryesisht për pallatet, ndërsa per banesat private, pajisja me leje s’do te ketë probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *