Subscribe

Për Shqipërinë dhe Spanjën, ndeshja e se dielës ne “Loro Boriçi” është tejet delikate. Natyrisht qe kuqezinjtë do te jene te justifikuar përkundër çdo lloj rezultati, qe do te pasoje këtë përballje, por siç thotë populli, oreksi vjen duke u shtuar dhe ky është pikërisht rasti qe Shqipërisë kjo shprehje i shkon per shtat ne këto momente. Skuadra e De Biasit kryeson per momentin Grupin G, te eliminatoreve te Botërorit me 6 pike te grumbullua ne dy takimet e para, dy me shume sesa Spanja dhe Italia, natyrshëm qe kuqezinjtë u favorizuan edhe nga kalendari, duke pasur një sfide brenda ndaj Maqedonisë dhe një ne transferte kundër modesteve te Lihtenshtein. Thënë ndryshe asnjë mrekulli, madje është bere thjesht detyra, por ne pozita te tilla kur i shkon rivalet si kryesues qofte edhe kampione bote dhe Europe si Spanja e Italia, te rritet edhe dëshira per te bere mire. Sigurisht qe per Shqipërinë edhe barazimi do te ishte i çmuar per te mos thënë me shume sesa kaq. Pavareishst se ne fushe nuk mund te futesh kurrsesi per te marre një pike, ne te kundërt mund ta pësosh keq sidomos kure ke përballe yje te klasit, Iniesta, Pike, Ramos, Silva etj. Ne raport me fitoren ne Lihtenshtein, formacioni pritet te kete ndryshime, teksa ne te majte te mbrojtjes kthehet kapiten Agolli, ne mesfushe Memushaj është rikuperuar dhe do te jete ne fund te Kukelit te dëmtuar, ndërsa dileme e vetme është aktivizimi i Xhakes apo Hykes. I pari garanton lëvizshmëri me te madhe ne fazën e prishjes se aksioneve te kundërshtarit, çka mund te na duhet kundër iberikeve. I dyti, Hyka është i karikuar pas golit dhe paraqitjes se mire ne Lihtenshtein. E njejta situate edhe per sulmin ku ndoshta vetëm ne fund De Biasi do te vendose nëse do te luaje Balaj apo Cikalleshi. “Loro Boriçi” dhe stadium i tejmbushur kuqezi do te jene nje tjetër arme per kuqezinjtë, përballë nje Spanje qe nuk ka rruge tjetër veç fitores. Tekniku Lopetegi ka dite qe vazhdon te këmbëngule se Shqipëria është nje ndeshje me e vështire sesa Italia me te cilën iberiket barazuan. Strategji per te mos nënvlerësuar kundërshtarin apo vërtet vlerësim bazuar mbi atë çka ka prodhuar Shqipëria ne vitet e fundit? Këtë do ta tregoje vetëm fusha e “Loro Boriçit”….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *