E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kuqezinjtë, shpresa për Tokio 2021

Pas suksesit të mundësit Paris Karepi në peshën 125 kg stili i lirë, përfaqëusesja kuqezi e mundjes vijon sukseset në kampionatin europian që po zhvillohet në Shkup. Këtë here, në kompeticionin që po zhvillohet radha ishte për mundësin Bajram Sina që regjistroi një tjetër sukses për kuqezinjtë.

 

I udhëhequr nga trajneri i ekipit kombëtar, Altin Bulku, mundësi Sina, në peshën 55 kg është kualifikuar për një vend në zonën e medaljeve.

 

Reklamë

Sina zhvilloi ndeshjen e parë kualifikuese me sportistin nga Bjellorusia të cilën e fitoi pa shumë vështirësi. Mirëpo, tek ndeshja e dytë ai u mund nga Turku Adem Burak.

 

Megjithatë, pas kësaj disfate shpresat për t’u kualifikuar në Tokio 2021 nuk janë zbehur, pasi në bazë të shortit, Sina lufton për një vend në zonën e medaljeve, pra për vendin e 3-të dhe të 5-të, ku do të përballet me mundësin Bullgar Denis Demirov, ndeshje të cilën nëse e fiton, automatikisht e çon në vend të 3-të.

 

Ndërkaq, dhe përfaqësuesja kuqezi e karates po lufton fort për një kualifikim të mundshëm në Lojrat Olimpike. Kombëtarja u përfaqësua nga 5 sportistë, të cilët bënë paraqitje pozitive, por për t’u veçuar ishin dy, Xhino Toli dhe Alvin Karaqi, të cilët u renditën të 7-të në Evropë.

 

Në këtë event morëm pjesë 47 shtete dhe 513 sportistë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë