Subscribe

Kombëtarja e futbollist vazhdon te seancat stërvitore ne prag te takimit te pare miqësore kundër Austrisë. Gjithsesi tema kryesore për futbollistet ne këto dite pavarësisht dy miqësoreve, është prezantimi sa me i mire ne finalet e europianit. I këtij mendimi është Elsaid Hysaj mbrojtësi i Napolit, i cili sigurisht është pyetur edhe per te ardhmen e tij pas zërave per një interesim te Atletikos se Madridit. Ngjarjet tragjike te Brukselit ku është zyrtarizuar tashme edhe anulimi i miqësores Belgjikë – Portugali nuk kane si te mos jene ne vëmendjen e kuqezinjve, te cilët shpresojnë qe këto situata te mos mbyllin dyert per tifozët. Duket se përballe kundërshtarit te pare, tekniku De Biasi do te hedhe ne fushe një formacion me ndryshime ne emra, por edhe ne skeme, duke tentuar te provoje ne qendër te mbrojtjes dyshen Mavraj-Xhimshiti, por duke i dhëne nje shans edhe Ergys Kaces ne mesfushe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *