Subscribe

Dy ndeshje mjaft te mira ndaj Zvicrës dhe Francës, por asnjë pike. Edhe pse ka keqardhje per lojën e prodhuar dhe piket e munguara, kuqezinjtë kërkojnë te shfrytëzojnë gjithçka per te rrëmbyer nje rezultat pozitiv ne ndeshjen e fundit kundër Rumanisë. Ndërkohe ne takimin e fundit te grupit A do te mungoje nje nga lojtaret me te mire ne këto dy ndeshje Burim Kukeli. Per futbollistin e Zyrihut, Rumania nuk është nje kundërshtar i lehte, por Shqipëria duhet te tregoje vlerat e saj për te arritur fitore. Lajmi me i mire per kombëtaren shqiptare është rikthimi i kapitenit Lorik Cana, i cili mungoi kundër Francës. Takimi kundër Rumanisë do te luhet te dielën e 19 qershorit ne orën 21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *