Subscribe

Ekspertet ndërkombëtare janë te mendimit se do te ketë nje përfaqësim pa lavdi ne France. Ekspertet e statistikave te institucionit financiar “Goldman Sachs” kane ndërtuar nje model përllogaritje, duke parashikuar se kuqezinjtë janë te vetmit qe kane 0 % mundësi, per te fituar kampionatit evropian mes 24 skuadrave pjesëmarrëse. Grupi amerikan sipas përllogaritjeve, parashikon e Shqipëria ka 31.6% te kaloje grupin, 7.6 mundësi te prese biletën ne çerekfinale, 1.8 ne gjysmëfinale dhe 0.4 % te jete e pranishme ne finalen e Parisit ne 10 korrik. E nëse skuadrat e tjera e kane edhe 0.1 % për te rrëmbyer trofeun e kampionatit eruopian, mundësia e Shqipërisë përllogaritet 0. Grupi amerikan i investimeve ka parashikuar edhe rezultate e kuqezinjve ne fazën e grupeve. Me te zotet e shtëpisë Francën humbet 3-1, ndërsa barazon 1-1 ne dy takimet e tjera me Rumaninë dhe Zvicrën. Rezultatet qe gjithsesi, nuk do te mjaftojnë per te kaluar grupin. Ndërkohe armata e Xhani de Biasit ka realizuar tashme dy stërvitjet e para ne token franceze ne prag te takimit te pare kundër Zvicrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *