E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 5 minuta më parë
Video · Sport

Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e dytë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luaj ditën e hënë takimin e dytë në Ligën e kombeve pas fitores 1 me 0 ndaj Izraelit, në Elbasan Arena.

 

Te përzgjedhurit e trajnerit Cristian Panucci zhvilluan stërvitjen e fundit përpara nisjen drejt Glasgout.

 

Reklamë

Tekniku italian është shfaqur i kënaqur me gjendjen fizike te lojtareve ndërsa shpreson se do te beje surprizën edhe ndaj Skocisë.

 

Lajmi pozitiv për kombëtaren e Shqipërisë është fakti qe Skocia do të zbresë në fushe e blerte me disa mungesa, ndërkohë që ndeshjen e parë u mposht nga Belgjika me një rezultat 4 me 0.

 

Kuqezinjtë shkojnë ne Glasgou me moral te larte pasi kane siguruar një tre pikesh ne ndeshjen e pare ndaj Izraelit. Ndeshja me Skocinë do te zhvillohet ne orën 20:45.

Më shumë video

Reklamë