Shqipëria e mbylli në vendin e parë edicionin e aktual të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë ja dolën të jenë të parët në grup teksa mundën Bjellorusinë me rezultatin 3-2. Skuadra e Rejës edhe pse me mungesa në fushë, u duk superiore ndaj kundërshtarit duke dominuar gjatë gjithë takimit.

 

Sfida nisi me ritëm dhe emocione që në minutat e parë me Cikalleshin që provoi disa herë portën. Në minutën e19 Bomberi nga Kavaja nuk gaboi dhe tundi rrjetën bjelloruse. Megjithatë spektakli i sulmit nuk mbaroi këtu. Pak më vonë Rei Manaj pas një dueli me portierin arriti të fitojë një penallti që u ekzekutua saktë nga i njëjti protagonist Sokol Cikalleshi.

 

Miqtë ngushtuan rezultatin me Skavish, i cili përfitoi nga gabimi i Ismajlit dhe dërgoi topin në rrjetë. Kuqezinjtë u kundërpërgjigjën shpejt me Rei Manajn që mbylli pjesën e parë me shifra 3-1.

 

Në fraksionin e dytë të lojës bjellorusët u shfaqën disa herë kërcënues dhe në minutën e 80 depërtuan me lehtësi në zonë dhe shënojnë golin e dytë me ane të Ebong. Por kaq nuk mjaftoi që bjellorusët të merrnin qoftë dhe një pikë nga ky takim. Kështu përfaqesuesja shqiptare mori një fitore që vlen plot 1.5 miliardë lekë.

 

Me ketë sukses Shqipëria siguron ngjitjen në Ligën B, të Ligës së Kombeve nga e cila do të përfitojë edhe 1.3 milionë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *