Subscribe

Kombëtarja Shqiptare vijon përgatitjen stërvitore në kuadër të ndeshjes miqësore kundër Arabisë Saudite. Kuqezinjtë do të ndeshen në transfertë më datën 26 tetor.

Trajneri Edi Reja ka grumbulluar shumë lojtarë të rinj që janë pjesë e  kampionatit shqiptar të cilët do të testohen në këtë përballje.

Me grupin janë bashkuar Redon Xhixha ,Ardit  Deliu ,Sherif Kallaku,Arbnor Mucolli ndërkohë që Ardit Toli, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani do të udhëtojnë mbrëmjen e së hënës  menjëherë  në Abu Dhabi.

Skuadra kuqezi do të zhvillojë të martën e 25 tetorit seancën e fundit zyrtare në “Al Nahyan Stadium” , aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja të mërkurën. Takimi është i programuar në orën 16:30 me orën shqiptare.

Kjo miqësore nuk do të transmetohet në asnjë televizion  shqiptar apo të huaj, pasi Arabia Saudite është një nga skuadrat e kualifikuara në Botërorin e Katarit e cila do të startoj në nëntor. Arabët kërkojnë të ruajnë efektin surprizë, për të mos ju dhënë rivalëve në grup pika referimi në lidhje me skuadrën e tyre. Kjo është një nga arsyet se pse  ndeshja me kuqezinjtë nuk do të ketë asnjë pamje filmike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *