E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kuqezinjtë do të luajnë sipas skemës 3-5-2

Edhe njëherë futbollistet e kombëtares shqiptare kane konfirmuar pozitivitetin qe ka sjelle ne skuadër trajneri i ri Edi Reja. Ne konferencën e radhës për shtyp, sulmuesi Armando Sadiku përforcoi zërat se kuqezinjtë tashme do te luajnë skemën qe parapëlqen italiani 3-5-2.

 

Nga ana tjetër bomberi i kombëtares shqiptare deklaroi se ka akoma edhe dy vjet kontrate me spanjollet e Levantes duke e bere te qarte përfundimin e huazimit te Lugano.

 

Reklamë

Ndërkohë qendërmbrojtësi Adrian Ismaili duke ju rikthyer ndeshjes se radhës me Islandën u shpreh me entuziazëm se nëse marrim tre pike atëherë gjasat janë qe Shqipëria te kualifikohet ne finalet e Evropianit janë te mëdha.

 

Mbrojtësi i Hajdukut i cili la Shpresat e Kosovës për Shqipërinë beri edhe njëherë te ditur se është shume i lumtur për zgjedhjen e bere.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë