Emri i radhës qe del ne skene per te marre frenat e kombëtares shqiptare te futbollit është Roberto Carlos. Lajmi është bere publik ekskluzivisht nga ‘Tutomercatoweb”, te cilët deklarojnë se legjenda braziliane është nje emer qe po merret ne konsiderate nga FSHF edhe pse ai ka lidhur nje kontrate me australianet e South Melburn. Gjate orëve te fundit e gjithë media sportive ne Itali beri te ditur se drejtuesit e FSHF jane ne kontakte edhe me ish-sulmuesin e Milanit Filipo Inxagi, për te arritur nje marrëveshje.

 

Eksperti i merkatos Xhan Luka Di Marcio nënvizoi se tashme i takon 43-vjecarit per te reflektuar dhe per te marre nje vendim: te vazhdoje me Venecian ne serine B italiane apo te filloje nje aventure te re nen drejtimin e kuqezinjve.

 

Super Pipo, ish-sulmuesi i Juventus dhe Milan ka nje karriere te vogël si trajner ku ka drejtuar per pak kohe si te te rinjtë ashtu dhe ekipi i pare i Milanit. Por suksesin me te madh e arritur ne sezonin qe sapo lame pas ku ngjiti Venecian nga lega pro ne serine B italiane duke lene me nje diference prej 10 pikesh Parmen e vendit te dyte. Emri i Incagit është nje reklame e madhe per futbollin shqiptar, gjithsesi vendimi i takon trajnerit 43 vjeçar per te lëne mënjane projektin ambicioz te Venecias tashme ne serine B. Një tjetër problem është rroga, ku FSHF ofron gati 300 mije euro ne sezon plus bonuse, ndërkohe qe te Milan, Incagi edhe pse nuk e përfundoi kontratën e tij merrte 1.5 milionë euro ne vit.

 

Ndërkohe ish-tekniku i Kiasos, Xhan Karlo Kamoleze është kontaktuar jo vetëm per rolin e trajnerit, por edhe drejtorit teknik te kuqezinjtë,  ndërsa ne staf mendohet edhe per nje tjetër te papune, ish-numri një i skuadrës se Akuilas ne serine D  Masimo Morgia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *