E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Kuqezi nga Niagara në Bosfor/ Urimet e veçanta për festat e Nëntorit

“Qoftë për jetë e mot Shqipëria e Lirë dhe e mosvarur”, një urim special që u shoqërua me “veshjen” kuq e zi të ujëvarës simbol të Kanadasë. Niagara u ndriçua me ngjyrat e Flamurit Kombëtar mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim të 108-vjetorit të Pavarësisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, shpërndau pamjet spektakolare duke i bashkëngjitur edhe mirënjohjen toriteteve kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik.

 

Emocionues ishte edhe urimi i i Emirateve të Bashkuara Arabe. Himni ynë kombëtar jehoi ndërsa ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai u zbukurua me ngjyrat e flamurit.

Reklamë

Një urim shqip edhe nga Antalia dhe Stambolli. Nga Ura e Bosforit, e gjitha kuq e zi u përcoll një tjetër atmosferë e vecantë, për 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

 

 

Më shumë video

Reklamë