Subscribe

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin flet për vështirësitë e dialogut politik për reformat në Shqipëri. Në një aktivitet mbi procesin e integrimit, ajo vuri theksin tek reforma në drejtësi, e cila është kyçe për çeljen e negociatave.

“Detyra ime si Ambasadore e Bashkimit Europian është t’ju informoj per kontekstin dhe pasojat per reformën. Duhet t’ju them se çfarë ndodh, nëse reforma behet apo nuk behet. Qe te ketë dialog duhen dy elemente kyçe: aftësia per te menduar thellë, të kuptoni kush jeni, çfarë doni, gabimet qe keni bere dhe cilat gabime nuk duhet te bëni ne te ardhmen. Aftësia e dytë, është respekti ndaj tjetrit.”

Vlahutin u shpreh se është detyra e BE-së që të ndihmojë Shqipërinë në udhën e saj drejt integrimit, por përgjegjësia është e ligjvënësve shqiptarë për ta çuar deri në fund këtë proces.

“Prej 1 viti e gjysmë po diskutojmë reformën në drejtësi. Për arsye të çuditshme dëshira për dialog me deputetët solli reagime. Në një takim me ta, ata më thanë se vendi ka nevojë për kontratë të re sociale. Deputetët duhet ta kishin bërë kontratën e re sociale për vendin, është puna e tyre, ata janë të zgjedhur”.

Ambasadorja Romana Vlahutin, së bashku me ambasadorin amerikan Donal Lu, janë negociatorët më të angazhuar me qëllim miratimin e reformës në sistemin e drejtësisë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *