Milan mundi Veronën 3-0 duke prere biletën per çerekfinalet e kupës se Italisë, aty ku ne 27 dhjetor do te përballet me Interin. Ne nje kontroll total te ndeshjes kuqezinjtë zhbllokuan shifrat ne minutën e 22 me Suso. Përballe nje skuadre e paafte per te reaguar, skuadra e teknikut Gatuzo dyfishoi rezultatin 8 minuta me vone Romanjoli. Edhe ne pjesën e dyte i nijeti ritëm nga vendasit qe shënuan golin e trete ne minutën e 55 me Cutronen ne rezultatin përfundimtar 3-0. Ne fund per t’u përmendur edhe nje traverse e Bilja.

 

Paris Sg u kualifikua ne raundin e 1/8v-e te kupës se ligës, teksa u hakmor ne mënyrën me te mire përballe te ashtuquajturës mace e zeze Strasburg, duke fituar 4-2 ne fushën e këtyre te fundit. Takimi filloi me nje autogol te Salmier, ndërsa ne 25 minutat e para parisienët kryesonin 2-0 kjo edhe fale rrjetës se Di Maria. Ne minutën e 36 Grimm ngushtoi diferencën per Strasburg. Por edhe ne pjesën e dyte, skuadra e Unai Emery me superior, duke shënuar përsëri dy gola kete here me Dani Alves ne minutën e 62 dhe Draxler ne te 78-en, rezultati përfundimtar 2-4 u siglua dy minuta nga fundi me Blayac qe realizoi golin e dyte per vendasit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *