Finalja e dytë e Kupës Libertadore është shoqërruar me tensione.

 

Autobusi i skuadrës Boca Juniors është sulmuar me gurë nga tifozët e River Plate.

 

Si pasojë e goditjeve, autobusit iu shkaktuan dëme të shutma ku disa nga dritaret u thyen.

 

Në përpjekje për të shpërndarë tifozët e shumtë, policia përdori gaz lotsjellës.

 

Nga gazi u prekën dhe futbollistët e Boca Juniors, të cilët patë të vjella.

 

Mes lojëtarëve të prekur është dhe Carlos Teves.

 

Në mënyrë që të përpiqej të shpërndante tifozët, policia përdori gaz lotsjellës, megjithatë ai hyri në autobus dhe disa nga lojtarët e Boca ishin prekur dhe po kolloheshin.

 

Finalja e Kupës Libertadore është programuar për tu luajtur sot në stadiumin e River Plate, “Estadio Monumental”. Ndeshja e parë u mbyll me rezultat 2-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *