Pavarësisht dëshirës per te përshëndetur ne menyren me te mire trajnerin Venger i cili do te largohet pas 22 vjetësh, Arsenal nuk shkoi me shume se barazimi ne takimin e pare gjysmëfinale te kupës se vogle te Euuropes, duke limituar shpresat per nje vend ne finale. Ne Emirates Stadium, topçinjtë u ndalen ne barazim 1-1 përballe Atletikos se Madridit qe per me shume se 80 minuta luajti me nje lojtar me pak. Ne minutën e 10 Vrsalko la skuadrën me nje lojtar me pak pas dy kartonëve te verdhe, ndërsa Simeone humbi qetësinë duke u larguar edhe ai nga gjyqtari kryesor.

 

Londinezet ne sulm per golin e avantazhit, duke tentuar me Ramsey Wilshire Welbeck dhe Montreal, por pa arritur te finalizonin aksionet e krijuara. Pas nje pjese te pare me rrjeta te paprekura presioni i krijuar solli golin e avantazhit kur Lakazaet ne minutën e 61 mposhti portierin Oblak. Edhe pse per asnjë moment me sinjale zgjimi, por vetëm ne prapavijën e tyre Atletiko arriti te befasonte atëherë kur gjithçka dukej e përfunduar, ne minutën e 82 ne nje aksion te ideuar nga Korea dhe pas nje gabimi te Kosielni, ishte Grizman qe përfitoi duke barazuar shifrat, nje rezultat qe favorizon spanjollet tashme per kualifikimin.

 

Ne takimin tjeter Marseja mundi ne Velodrom Salcburgun 2-0 duke hedhur nje hap te rendsishem drejt finales. Per skuadrën e Rudi Garcia nga nje gol per çdo pjese. Fillimisht Tove kaloi ne avantazh skuadrën e tij ne minutën e 15, nje gol i diskutuar pas nje devijimi me dore te topit. Ndërkohe rezultati përfundimtar u vulos ne minutën e 63 nga Njie. Nje fitore e rëndësishme per francezet qe shkojnë me te avantazhuar ne ndeshjen  e kthimit nje jave me pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *