Pas Valencias dhe Atl.Madrid, janë kualifikuar për në cerekfinalet e kupës së mbretit në Spanjë edhe Real madrid, Leganjes dhe Alaves. Skuadra “Los Blankos” kishte fituar ndeshjen e parë 3 me 0 në transferte kundër Numancias ndërsa sfida e kthimit pavarësisht rezultatit 2 me 2 ishte thjesht një formalitet.

 

Zidane kishte hedhur në fushë formacionin e dytë të skuadrës por pavarësisht kësaj vendasit ia dolën të kalojnë të parët në avantazh me Vaskez. Megjithatë Numancia barazoi shifrat në fund të pjesës së parë me anë të Guillermo. Në minutën e 59 protagonist për ekipin merengues ishte sërish Vaskez që realizoi golin e dytë personal ndërsa Guillerme riktheu baraspeshën 8 minuta para fundit, edhe ai me një dopiete sikurse rivali i tij Vaskez. Në total kjo dopiosfide u mbyll 5 me 2 për Real Madrid. Befasia e deritanishme e 1/8 mban emrin Leganjes e cila eleminoi Villareal.

 

“Nendetesja e verdhe” fitoi 2 me 1 ndeshjen e kthimit në “El Madrigal” por ky rezultat nuk mjaftoi për të shkuar më tej pasi Leganes kishte fituar në shtëpi 1 me 0 dhe falë rregullit të golit në fushë kundërshtare kalon me tej në cerekfinale. Nabil el Zhar shënoi në minutën e 31 për miqtë duke ia bërë më të vështirë kualifikimin Villarealit i cili barazoi vetëm në startin e pjesës së dytë me Daniel Raba.

 

Goli i dytë që ndezi shpresat e vendasve u shënua shumë vonë në të 89 me anë të Cheryshev dhe kjo bëri që Villareal të mos ketë më kohë në dispoiziciobn për të kërkuar golin e trete që do ti conte me tej. Ndërkohe ne përballjen tjeter Alaves-Formentera nuk pati fare histori pasi fituan edhe ndeshje ne dytë 2 me 0 ndërkohe që 1 jave me parë kishin fituar edhe në fushën e skuadrës modeste me rezultatin 3 me 1.Takimet u transmetuan në Tring/hd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *