Atletiko e Madridit hodhi një hap te rendesishem drejt çerekfinaleve te kupës se ligës, nje ekskluzivitet i platformës Tring, teksa shpartalloi Leida Esportiu ne fushën e këtyre te fundit me rezultatin e thelle 4-0. Edhe pse skuadra e kategorisë se trete e nisi mjaft mire takimin, madrilenet priten me qetësi per te goditur ne momentin e duhur duke gjetur dy here rrjetën ne harkun kohor te 4 minutave.

 

Ne minutën e 33 ishte kapiteni Diego Godin qe zhbllokoi shifrat, ndërsa 4 minuta me vone Fernando El Ninjo Torres dyfishoi rezultatin. Edhe pjesa e dyte si e para ku Diego Simeone hodhi ne fushe edhe dy blerjet e reja Vitolo dhe Diego Costa. Ky i fundit pas 6 muajsh pritje realizoi golin e pare me fanellën e Atletikos ne minutën e 70. Ndërsa Antuan Grizman ne minutën e dyte te shtese realizoi golin e katërt me nje goditje dënimi, i devijuar edhe nga nje prej lojtareve kundërshtare.

 

Fitore ne fushat kundërshtare edhe per Alaves dhe Sevilla. Andaluzet fituan ne Kadiz 2-0 me dy gola qe ne pjesën e pare te firmosur nga Nolito dhe Jesus Navas. Ndërkohe basket e Deportivo Alaves munden Formenteren 3-1. Për miqtë, dopiete e Demirovic dhe Munir El Hadadi, ndërsa barazimi provizor u arrit nga Havi Rosa. Barazimi i vetëm 1-1 u arrit ne Estadio Gran Canaria mes Las Palmas dhe Valencia.

 

Me nje gol te Kaleri ishulloret kryesonin deri ne minutën e 85 përpara se Rodrigo te kthente gjithçka ne baraspeshe. Sot Kupa e Mbretit vazhdon përsëri ne platformën Tring, ku ne fushe zbresin Barcelona dhe Reali i Madridit.

 

Spektakli i futbollit ne platformën Tring  u mbyll ne orët e vona te se mërkurës  me betejën e Da Luzit Benfika – Sporting. Derbi i kryeqytetit i vlefshëm per javen e 16 te kampionatit portugez, u mbyll ne barazim 1-1 duke i dhëne mundësi Portos te mbaje kreun e renditjes me 42 pike, 2 me shume se Sporting dhe 5 pike larg Benfikes. Ishin te ashtuquajturit luanët qe surprizuan jo pak ne kështjellën  e Benfikes teksa gjeten te paret golin me Gelson Martins ne minutën e 19. Atëherë kur mendohej se ndeshja do te fitohej nga Sporting, ne minutën e 90 gjyqtari akordoi nje penallti qe u transformua ne gol nga braziliani Jonas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *