Kupa e konfederatave, Gjermania në finale

Gjermania është finalistja e dyte e kupës se konfederatave ne futboll. Ne Fisht Stadium te Socit, pancerat shpartalluan me rezultatin 4-1 Meksikën. Takimi filloi ne mënyrën me te mire per kampionet ne fuqi te botes te cilët e pane veten qe ne minutën e 6-te ne avantazh fale rrjetës se Goretzka. Dy minuta me vone gjithçka u be akoma me e lehte per Gjermaninë, kur përsëri futbollisti i Shalkes dyfishoi rezultatin pas nje pasimi te Verner. Pas nje pjese te pare ne diasavantazh te dy golave, meksikanet kërkuan te dilnin ne lojën e tyre ne pjesën e dyte, duke rrezikuar me Jimenez, por pa arritur te mposhtnin portierin Ter Shtegen. Njeri qe shuajti përfundimisht shpresat e amerikano qendrorëve ishte Verner qe ne minutën e 59 realizoi golin e trete per Gjermaninë. Ne përpjekje per te shënuar golin e nderit Raul Jimenez preku traversën, ndërkohe qe atëherë kur takimi po përfundonte Marco Fabian me nje gjuajtje nga 40 metra mposhti portierin kundërshtar. Njeriu qe vulosi rezultatin përfundimtar 4-1 ishte Younes ne minutën e pare te shtesës. Ne finale Gjermania do te përballet me Kilin, skuadër me te cilën barazoi 1-1 ne fazën e grupeve te kupës se konfederative.




