Lacio preu nje bilete per ne çerekfinalet e kupës se Italisë, teksa shpartalloi Citadelën me rezultatin e thelle 4-1 ne raundin e 1/8-ve. Skuadra e kategorisë se dyte qe kishte eliminuar Bolonjen dhe Spal e pati te pamundur ne Olimpiko per te bere surprizën përballe nje kundërshtari qe kontrolli sfidën nga fillimi ne fund.

 

Qe ne minutat e para vendasit vendosen diktatin per te goditur ne minutën e 11 kur pas nje pasimi te Milinkovic, Savic, Immobile kaloi ne avantazh skuadrën e tij. Ne nje dominim total skuadra e teknikut Incagi shtoi presionin duke pasur disa raste me Milinkovic Savic e Felipe Anderson përpara se ky i fundit te dyfishonte shifrat ne minutën e 24-te. Lacio nuk e uli ritmin pavarësisht rezultatin ndërsa ne minutën e 36 inkursionet drejt portës kundërshtare u konkretizuan me golin e trete me Camilijano qe çoi topin ne portën e tij. 4 minuta nga fundi i pjesës se pare Citadel u duk se u kthye ne loje kur Bartolomei surprizoi portierin Strakosha.

 

Goli i shënuar duket si i dha force miqve te cilët e filluan mjaft mire pjesën e dyte, por pa arritur te rrezikonin seriozisht drejt portës kundërshtare. 4 minuta nga fundi ishte përsëri Immobile ne dopieten e tij personale, duke vulosur rezultatin 4-1. Ne çerekfinalet ku tashme janë vetem skuadrat e serisë A, Lacio do te përballet me Fiorentinen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *