E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Sport

Kupa e Amerikës në futboll

Argjentina e mbylli me pike te plota grupin D te vlefshme per kupën e Amerikës ne futboll. Ne Siatell skuadra e Tata Martinos shpartalloi 3-0 Bolivinë, duke prere kështu nje bilete per çerekfinale atje ku do te ndeshet me Venezuelën. Gjithçka e lehte per Argjentinën qe arriti te kaloje ne avantazh pas vetëm 13 minuta loje me Erik Lamela. Dy minuta me vone ishte Ezekil Laveci qe thelloi rezultatin. Viktor Cuesta mbylli takimin ne minutën e 45 me realizimin e golit te trete. Nje bilete per çerekfinale preu dhe Kili qe mundi me përmbysje Panamanë me rezultatin 4-2. Golit te Kamargo ne minutën e 5 kilianet ju përgjigjen me Vargas, autor i nje dopiete ne minutat 15 dhe 43 përpara se Sanchez te gjente rrjetën per here te trete me fillimin e pjesës se dyte. Arrojo ngushtoi diferencën ne minutën e 75 per Panamanë, por 5 minuta me vone Sanchez sigloi shifrat përfundimtar 4-2. Ditën e diele kampioni ne fuqi i kupës Amerika, Kili, do te përballet ne çerekfinale me Meksikën ne nje ndeshje qe premton spektakël.

Vazhdo të lexosh

Reklamë