7 muaj me pare askush nuk e mendonte se do te zhvillohej, duke pare se FIFA gate kishte asgjësuar udhëheqësit e konfederatës se Konkakaf Amerikes Veriore dhe Qendrore dhe atyre te Konmbeol Amerika Jugore. Por ndërhyrja e amerikaneve beri qe ky edicion special i Copa America Centenario jo vetëm te zhvillohej, por te ishte nje sukses i vërtete. I zhvilluar i gjithi ne SHBA, organizatoret shpresonin qe ndeshjet te kishin nje shikueshmëri mesatare prej 35 mije tifozësh ne stadiume. Por pavarësisht nga çmimet e kripura mesatarja e tifozëve ka shkuar ne 46 mije, nje shifër e pabesueshme. Është audienca me larte ne historinë e kupës se Amerikës, me e larta ne 5 nga 9 edicionet e fundit te kupës se botes ose nga 6 europianet e fundit. Njëkohësisht me i miri nga lojërat olimpike te Los Anxhelosit ne 84-en dhe Atlantesh ne 96-en dhe pa përmendur gjysem miliardë teleshikuesish ne te gjithë boten. Nje sukses i vërtete edhe nga ana sportive kjo formule me 10 ekipe amerikano jugore dhe 6 qendrore dhe veriore. Tre gola per ndeshje dhe mbi te gjitha nje sjellje fantastike e tifozëve ne ndryshim nga problemet qe po has UEFA ne finalet e evropianit ne France.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *