E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kundështon forcat e policisë, pranga 38 vjeçarit

Një 38 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi ka kundërshtuar punonjësin e policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat.

 

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.2, në lokalin e një shtetasi, dy persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, me qëllim marrjen e masave për neutralizimin e situatës, ku kanë konstatuar shtetasin G.K, duke u konfliktuar me një person tjetër.

 

Gjatë momentit kur forcat e Policisë, do të shoqëronin për veprime të mëtejshme në ambjentet e Komisariatit, shtetasin G.K, ky i fundit ka kundërshtuar me dhunë njërin prej punonjësve të Njësisë Operacionale të Rendit Publik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë