Në të gjithë vendin janë evidentuar 19 drejtues mjetesh gjatë 24 orëve të fundit që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

 

166 shtetas janë gjobitur me 10 mijë lekë, pasi u konstatuan nga shërbimet e policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

 

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasit M.K., 44 vjeç dhe D.K., 42 vjeç, për kundërshtim të forcave të Policisë, pasi rreth orës 19:00 të së dielës janë konstatuar duke lëvizur në këmbë. Po ashtu, edhe kur punonjësit e policisë i kanë kërkuar që të identifikoheshin, ata nuk kanë pranuar dhe i kanë kundërshtuar me dhunë.

 

Ndërkohë, janë konstatuar 3 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *